"Jemi lene ne harrese, nuk perfitojme asnje sherbim"
Jane 300 milione gra dhe vajza ne te gjithe boten, te cilat vuajne problemet fizike te tyre dhe jane 38.475 gra dhe vajza vetem ne Shqiperi, me te njejtin shqetesim. Te mbledhura ato kane prezantuar dje, te paren konference kombetare e cila shfaq te gjitha shqetesimet e tyre te perditshme, nder te cilat: papunesine, varferine dhe mbi te gjitha diskriminimin qe i behet kesaj shtrese te popullsise ne vendin tone. Drejtorja ekzekutive e Fondacionit shqiptar "Per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar", Blerta Cani ka falenderuar personat qe ndihmuan ne zhvillimin e kesaj konference te vlefshme dhe nuk ka harruar te theksoje se ndryshimi per secilin, duhet te vije nga vetvetja dhe forca e brendshme. "Grate me aftesi te kufizuara jane lene jashte perfitimit te sherbimeve, per te gjithe nuk jane pjese e raporteve kombetare te detyrueshme, per raportimin e zbatimit te Konventes, per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj gruas. Duke mos zbatuar keshtu nje prej rekomandimeve me te rendesishme te kesaj konvente, qe eshte rekomandimi numer 18, per t'u kthyer tek strategjia kombetare e personave me aftesi te kufizuar. Duhet theksuar se kjo strategji, eshte krejtesisht e pandjeshme ndaj konceptit te perspektives gjinore", beri te ditur Blerta Cani, drejtore ekzekutive e Shoqates se Vajzave dhe Grave me Aftesi te Kufizuar. Ndersa perfaqesues te Ministrise te Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta kane vene ne dukje rolin e madh ndihmues qe qeveria do te vere ne dispozicion te kesaj kategorie. Ne radhet e kesaj shtrese ka intelektuale, persona te arsimuar, studente qe ndjekin studimet e larta etj, por shume pak prej tyre shoqeria i ka njohur mundesi punesimi dhe integrimi. Ato shihen me nje tjeter sy dhe ndihet keqardhje per to, pa i perfshire ne asnje nisme qe mund t'i sherbeje. Dhe pavaresisht cdo konference, gjendja e tyre mbetet e njejte ne pjesen me te madhe: varferi, skamje dhe perbuzje.
Diskriminimi
Vajzat dhe grate me aftesi te kufizuar nuk gezojne te gjitha te drejtat ne komunitet, nderkohe qe ato nuk jane te perfshira ne hartimin e politikave te pushtetit vendor dhe atij qendror. Nderkohe, atyre ju mungojne sherbimet ne qendrat e personave me aftesi te kufizuara, e ne disa raste nuk jane te pershtatura per akomodimin e ketyre vajzave dhe grave.
Diskriminimi
Vajzat dhe grate me aftesi te kufizuar nuk gezojne te gjitha te drejtat ne komunitet, nderkohe qe ato nuk jane te perfshira ne hartimin e politikave te pushtetit vendor dhe atij qendror. Nderkohe, atyre ju mungojne sherbimet ne qendrat e personave me aftesi te kufizuara, e ne disa raste nuk jane te pershtatura per akomodimin e ketyre vajzave dhe grave.