E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrezikohen transplantet, mungojne reagentet

Pavaresisht se transplanti i dyte ishte parashikuar te kryej ne 15 ditshin e pare te muajit maj, kjo nderhyrje duket se nuk eshte realizuar per shkak te mungeses se reagenteve. Mungesa e fondeve per te tilla operacione ,qe pervec rendesise kane dhe nje kosto te madhe, ka vene ne pikepyetje vazhdimesine e tyre. Shefi i Laboratorit Imunologjik ne QSUT, Genc Sulcebe, pohoi se aktualisht projekti per kryerjen e transplantimit nga pala italiane ka perfunduar dhe fondet per perballimin e situates nuk jane percaktuar ende. Sulcebe shprehet se ceshtja eshte ne proces diskutimi mes Ministrise se Shendetesise dhe Drejtorise se QSUT-se, per percaktimin e nje fondi te caktuar per vazhdimin e punes. Drejtoria e QSUT-se ka premtuar se nje zgjidhje eshte perdorimi te ardhurave dytesore te QSUT-se. Por, Sulcebe shprehet se nuk eshte e mundur mbulimi i shpenzimeve vetem nepermjet te ardhurave dytesore. Te ardhurat dytesore do te menaxhohen nga spitalet, nga reformat qe kane nisur per shtrirjen e skemes se sigurimeve edhe ne spitalet e medha si QSUT-ja. Shefi i Laboratorit te Imunologjise, shprehet se kryerja e transplanteve ka nje kosto te larte shpenzimesh, cka duhet detajuar mire per gjendjen financiare dhe ecurine e punes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›