E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi në pritje të kujdesshme

Dr. Kesiana Lekbello

Jemi në pritje, po reflektojmë dhe jemi të kujdesshëm…, ne spektatorë, që pushojmë përpara një mrekullie klasike Këto fjalë i ka përdorur Platoni në Teeteo dhe i rithekson Aristoteli në veprën e tij Metafisica. Për çfarë flitet në dy kryeveprat klasike? Me pak fjalë do të thotë, attesa visive, pra pritja për të parë diçka. Ndodhemi përpara një eventi të panjohur, nga një moment në tjetrin mund të shfaqet diçka violente, ose jo. Jemi në pritje të kujdesshme, duket sikur gjërat kanë mbetur pezull në ndjenjat tona, në ndërgjegjen tonë e megjithatë spektatorët presin diçka, kanë dëshirë të dinë, të kuptojnë sipas një principi, që lidhet me kualitetin, i cili jo doemos duhet të tejkalojë rezultatin që presin spektatorët, mund të jetë edhe brenda një prezantimi normal pa ekzagjerime.

Kjo pritje e palëvizshme (asgjë nuk ndodh) në të vërtet përbën karakterin dhe mendimin pozitive që gjërat do shkojnë mirë, ndërkohë spektatorët në pritje kanë nevojë për një ngushëllim nga ana e prezentatorit që paraqet mrekullinë klasike. Ky është një ndër aspektet e ngjashmërisë dhe pasqyrimit të një shoqërie, që kërkon kontekstin e vëmendjes si një kondicion parësor, i cili lidhet edhe me ndjenjën e pritjes reflektive pa tjetër të kujdesshme.

Deduktojmë për shoqërinë e sotme: vërtet po presim ne spektatorët nëse do shfaqet mrekullia klasike, për të cilën mund të arsyetojmë mbi çka shikojmë dhe dëgjojmë?

Kjo është tentativa e parë për të arritur në një konkluzion. Nëse spektatori nuk ka mundësi të kuptojë dhe të shikojë qëllimin, prezantimin dhe simbolin e vërtet të një veprimi demokratik, vështirë se do të arrijë në një rezultat të kthjellët për ç-ka ndodh përreth tij.

Duke përdorur krahasimet edhe në politikë, e quaj personalisht gjithmonë të nevojshme ta thërras këtë të fundit me simbologjinë e një kantieri pune të hapur, do të kuptojmë që politika punon gjithmonë pa pushuar drejtë përmirësimit, keqësimit ose pezullimit të proceseve njerëzore në tërësi. Pra, meqenëse politika mbetet kantier i hapur gjithsecili nga ne e ka të lehtë të japë një përgjigje. Vazhdojmë arsyetimin, kjo politikë korrekte duke zbatuar detyrën primare, pra zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve jetike dhe ekonomike të vendit, duhet të zbatojë të gjitha premtimet elektorale, por edhe mund të përmirësojë më tepër kualitetin e saj edhe gjatë viteve të pushtetit.

Brenda territorit të një shteti, kjo gjë arrihet midis një bashkëpunim të konsiderueshëm midis forcave politike, që përbëjnë aspektin demokratik të vendit gjithmonë në lëvizje. Nga ana tjetër, vetë këto forca politike nuk mund të mbyllen brenda dyerve të partive apo brenda parlamentit, duke miratuar apo kundërshtuar planin ligjor javor ose ditor. Ndërkohë, që zhvillimi të perceptohet si punë konkrete e politikës, ndjehet e nevojshme një konfrontim i vazhdueshëm midis këtyre forcave politike, për të shpjeguar pa u acaruar arritjet apo mosarritjet e një legjislature.

Elektorët dhe i gjithë populli nuk mund të arrijë në konkluzione praktike, nëse politikanët vazhdojnë dhe flasin gjithmonë veç e veç, pra cilësohet dhe ndjehet nevoja të kuptohet nga të gjithë deri ku kemi arritur me perspektivat e zhvillimit, me synimin dhe ecurinë e proceseve, që shikojnë nga afër interesin e përgjithshëm të vendit. Nëse politika do të vazhdojë të ngacmohet nga vetë problemet e brendshme, a mundet populli ta kuptojë këtë politikë? Duke munguar kjo prezencë identiteti, politika do ta ketë gjithmonë e më të vështirë konsensusin e gjerë tek masat, këta të fundit lëkunden majtas e djathtas duke humbur shpresat tek ndershmëria e politikës në Shqipëri. Po të observojmë realitetin shqiptar del në pah një largim i ngadaltë, por i vazhdueshëm i masave nga politika, pasionet në politikë ndoshta kanë mbetur, por ka humbur besimi. E ardhmja ka shumë probleme që kërkojnë zgjidhje.

Kritikat radikale i shërbejnë politikës, e cila nuk ka nevojë për një padron të vetëm, i cili respekton vetëm idetë e tij, nuk ka nevojë gjithashtu as për ide shumë diplomatike dhe të ngushta në pikëpamje nga një këshilltar ose pjesëtar i tretë, për më tepër i huaj, i cili preferon akoma aksionin privat ndërmjet forcave politike. Politika është dhe duhet të mbetet gjithmonë kantier i hapur, në ndershmëri, në transparencë, në kulturë etj., që favorizon dhe mbështet përherë frymën e re drejtë zhvillimit. Duke u nisur nga këtu, forca dinamike që karakterizon politikën, duhet të gjejë edhe mënyrën e duhur për të shprehur idetë tek qytetarët. Me mendimin e lirë nuk duhet abuzuar, jo çdo gjë që mendohet duhet shprehur lirshëm, nëse dialektika dhe respekti reciprok mungon, është e mira që të përdoret një autokontroll i detyruar, përpara se ti drejtohesh kujtdo telekamere apo personi në veçanti.

Domethënë janë disa mundësi për tu vënë në diskutim brenda rregullave kulturë-edukatë, që duhet përdorur gjerësisht in primis nga politika. E përsëris, nuk ekziston vetëm parlamenti apo tryezat diplomatike ku mund të flitet, politika duhet të diskutojë edhe jashtë mureve të institucioneve, thelbi kryesor i këtyre bashkëbisedimeve shikon nga afër, në pjesën më të madhe, ecurinë e mazhorancës, ku opozita, gazetarët, inteligjenca plus populli reagon me pyetje, me propozime të reja, me kundërshtime apo me miratime, nëse këto përputhen me ecurinë e Vendit. Bashkëbiseduesit, sikurse e dimë, janë pjesëtarë të të gjitha rrymave politike, por kjo nuk përjashton, kur rasti e kërkon, edhe konfrontimin kryesor midis liderëve të partive kryesore të vendit.

Pas efektit të shikimit vjen efekti i dëgjimit

Na bie rasti të shikojmë shpeshherë komedi ose tragjedi, që në të vërtetë për të qeshur o për të qarë kanë pak. Mendojmë ndoshta aktorët nuk kanë ditur të recitojnë në lartësinë e duhur, ose ndoshta përgjegjësia e regjisorit është më tepër tek konteksti ironik /sarkazëm ose patetik/epik sesa tek gallata dhe vajtimet e ekzagjeruara, që ne si spektator presim. Ky fenomen i njohur në Historinë e Teatrit dhe të Letërsisë duhet të na kujtojë, që pas çdo fjale apo veprimi transmetohet një kontekst i tërë, i cili interpretohet, injorohet ose kundërshtohet mbi bazat e vlerave kulturore, që përbëjnë esencën e kritikës në Teatër, Letërsi, Art apo Kinematografi. Pra, kemi një gjykim kritik në lidhje me rendimentin dhe cilësinë e veprave, kur shikojmë, dëgjojmë apo lexojmë mbi këto argumente. Si pjesë aktive e jetës dhe e vendit, edhe politika ka nevojë për një gjykim kritik, të mirë apo të keq.

Politikisht është e rëndësishme një dialektikë primare e nivelit të lartë, ndaj domethënia e fjalëve, konteksteve dhe veprimeve përcakton edhe kuadratin e personave që kemi zgjedhur për të na përfaqësuar. Ky më duket sensi i vërtetë i gjërave. Ka shumë pak sens moral, etik dhe edukativ sharja, ofeza, shpifja që publikohet dhe ligjërohet nga vetë përfaqësuesit e një pjese të politikës së Vendit. Me injorancën nuk hamë dot bukë, me kulturën dhe dijen po, e megjithatë, Shqipëria nëpërmjet një zakoni gati retrò, duron përpara ofendimeve, që bëhen dhe dëgjohen publikisht, kjo ndoshta do të thotë që në ndërgjegjen tonë sharja apo tallja është bërë diçka normale. Në fakt dëgjojmë sharje në rrugë kur ngasim makinën, shahemi në lokale, shahemi për një parkim, tallim me fjalë ofenduese kush e mendon ndryshe nga ne, tallim kush është i urtë, tallemi e vejmë në lojë këdo, etj.

Po cilët Jemi Ne, kush na e jep këtë të drejtë ofendimi, sharje dhe talljeje!!! Çdo gjë vjen nga Mos Kultura. Ne që flasim për zakonet e popullit tonë, përse nuk duam më ti kujtojmë? Ndërkohë, përsëris, që kush ofendon është i ofenduar, kush shan është i sharë, kush tall, tall vetveten dhe akoma kush nuk respekton, nëpërmjet edukatës dhe kulturës, edhe kundërshtarin e tij nuk quhet individ i qytetëruar. Bota antike Greke, si dhe ajo Romake më pas, thërrisnin Barbari (barbarë ) gjithë popullsitë e tjera të Europës Qendrore, Lindore, Verilindore e Veriperëndimore, sepse nuk dinin të flisnin, por belbëzonin (nga rrjedh edhe fjala e parë barbarë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›