Shqiponja për skrap
Vargje nga Arben Duka
Shyjnë shumë në punë,
Fjalët e mëdhaja,
Shqipëri shqiponjës,
I ka rënë mortaja!
Sot makutëria,
Këtu ska të ndalur,
Se çdo gjë është shitur,
Se çdo gjë është falur!
Pasuri e vendit,
Nuk qe e Enverit,
Që ti e përpive,
More derr i derrit!
Shpellë e Ali Babës,
Këtu krejt u hap,
Atdheu u shit,
I gjithi si skrap!
Mundi shqiptar,
Me asgjë nuk matet,
Kur ngritëm uzinat,
Edhe kombinatet!
Dikur Shqipërisë,
Ne ia hoqëm rrudhat,
Me hidrocentralet,
Edhe hekurudhat!
Këtu është bërë,
Një punë titanike,
Po çdo gjë e vodhën,
Bandat satanike!
Pasurinë e kombit,
E bënë kallame,
Dhe sndërtuan dot,
As dhe një hale!
Ka mbi njëzet vite,
Shteti me banditë,
Vetëm me një moto,
Shkatërro dhe shit!
Shit dhe shkatërro,
Kusarët e pistë,
Ato që la mbrapa,
Shteti komunist!
Ariu i shpellës,
Që zbriti nga malet,
Tani do na shesë,
Dhe hidrocentralet!
Çdo gjë po e tret,
Ky regjim i zi,
Kemi kohë që jemi,
Veç një koloni!