E Diel, 1 Nëntor 2026

Jennifer Aniston shmang takimin me Angelina Jolie

1Jennifer Aniston ka ndërruar biletë avioni vetëm për të shmangur Angelina Jolie, të fejuarën e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt. Të paktën kështu thuhet në portalin “X17″, sipas të cilit dy aktoret kishin prenotuar të fluturonin në të njëjtin avion për të shkuar nga Londra në Los Angeles. Por sapo Aniston ka marrë vesh për bashkëudhëtaren, ka anuluar planet dhe ka udhëtuar një ditë më pas.

Asistentja e Jennifer i ka riprogramuar fluturimin për sot, pasi morri vesh se Angelina do të ishte në të njëjtin avion, ka shpjeguar dje një burim për portalin.

Kështu Jolie ka fluturuar të dielën bashkë me të birin, ndërsa Aniston ka lënë Londrën pasditen e djeshme.

Pitt e Aniston u divorcuan në vitin 2005, pasi ai njohu Jolie gjatë xhirimeve të filmit Mr. & Mrs. Smith. Tani Aniston është fejuar me Justin Theroux, me të cilin do të martohet pas disa javësh. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›