Jennifer Aniston:Ndihem e martuar
Jennifer Aniston ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për planet e masrtesës së saj me partnerin Justin Theroux.
Në një konferencë shtypi për promovimin e filmit Were the Millers, ylli hollivudian shpjegoi se ndihet e martuar dhe nuk ka ndërmend të bëjë ceremoninë së shpejti.
Duam të shkëmbejmë unazat atëherë kur ta ndjejmë kohën e përshtatshme. Nuk nxitohemi dhe ende nuk e kemi vendosur datën. Dua të them gjithashtu se nuk ka pasur asnjë datë të anuluar, deklaroi Aniston.
Duke e kaluar në shaka, aktorja zbuloi se kohët e fundit gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë në çift.
Kam thyer gishtin e këmbës. I fejuari im ka këmbë të mëdha dhe vesh këpucë të mëdha. Një ditë më shkeli pa dashje dhe ma theu gishtin, por gjithsesi është shumë i mirë. P.K