Sulejman i Madhërishëm, ja si përfundon seriali
Ja ngjarjet më pikante të dy sezoneve të fundit, Sulejmani vret të birin dhe humb motrën
Sulejmani i Madhërishëm 3,
Hatixhe rrëmben Hyrremin
dhe më pas helmon veten
Ndoshta shumë prej jush e kanë lexuar dhe e dinë fundin e kësaj historie. Megjithatë njohja e ngjarjeve nuk do ua shuajë entuziazmin për ta ndjekur serialin deri në fund. Në pritje të sezonit të tretë në shtator, ne nuk po iu lëmë pa informacione dhe nuk po iu ndajmë nga seriali juaj i preferuar Sulejman i Madhërishëm. Disa prej informacioneve të reja ne i ndamë me ju në numrin e kaluar të gazetës, por sot kemi të tjera të reja, duke iu rrëfyer disa nga ngjarjet me pikante që do të shoqërojnë sezonin e tretë dhe të katërt të serialit.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Hyrrem dhe Sulejmani bëhen gjyshër
Në sezonin e 3-të Hyrremi dhe Sulejmani do të bëhen gjyshër nga Mihrimah, e cila do të lind një vajzë nga martesa e saj me Rustem Pasha. Ndërkohë në vijim të pjesëve të sezonit të tretë, pasi Hyrremi mëson se Hatixheja i ka bërë magji dhe gjendja e saj vazhdon të përkeqësohet, ajo nuk mund të durojë më. Sapo sheh Hatixhenë e rreh dhe e lë në gjendje shumë të keqe fizike. Më pas urdhëron që ta hedhin në pyll duke menduar se mund të ketë vdekur. Edhe pse Sulejmani mëson gjithçka, Hyrremi del nga situata dhe nuk ka asnjë provë që të vërtetojë se ajo ka rrahur motrën e tij.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Sulejmani vret djalin, Mustafën
Mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet midis babait dhe të birit do të fillojnë pikërisht në sezonin e katërt. Për shkak të komploteve të Rustem Pashës dhe Sulltaneshës Hyrrem, Sulejmani arrin deri në vrasjen e birit të tij Mustafa. Për të gjithë ata që se kanë lexuar historinë shumë shpejt do ju shkruajmë ngjarjen më të rëndësishme vdekjen e Mustafas….
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Fundi i Hatixhes dhe Nigiar-it
Pas vdekjes së dhimbshme të Ibrahim Pashës, Sulltanesha Hatixhe dhe Nigar, të dyja të dashuruara pas tij do të kenë të njëjtin fund. Hatixhe pasi rrëmben Hyrremin dhe e fut në një vend të fshehtë pi një helm dhe vdes duke mos i treguar asnjërit për vendndodhjen e Hyrremit dhe duke lënë akoma më në dyshim Sulejmanin për ekzistencën e saj (të Hyrremit), duke lënë kështu edhe dy binjakët e saj jetime dhe në mëshirë të fatit. Nga ana tjetër Nigari rrëmben vajzën e Sulltaneshës Mihrimah dhe në momentin kur Rustem Pasha me agallerët janë duke e ndjekur ajo i jep vajzën Rrustemit dhe i jep fund jetës së saj duke u hedhur nga shkëmbi.
Nigar merr urdhër nga Sulltanesha Shah ta rrëmbejë vajzën e porsalindur të Sulltaneshës Mihrimah dhe Rrustem Pasha-së.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Sulltanesha Mihrimah përzë hallën
Mosmarrëveshjet e Sulltaneshës Shah (motrës së Sulejmanit) nuk ndalen vetëm me Hyrremin, por edhe me mbesën e saj Mihrimah. Kjo e fundit e detyron hallën e saj, Shah, të largohet përgjithmonë nga pallati, për të mos u kthyer edhe një herë! Të gjithë thonë se i ke ngjarë Hyrremit, por nuk i paske ngjare, je bërë njëlloj si ajo, i thotë Sulltanesha Shah, Mihrimasë, e cila i përgjigjet: Nga kjo vetëm nderohem.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Detaje nga fundi i sezonit të tretë
1.Mahidevrani urdhëron per vrasjen e Mehmetit dhe dikush e plagos, por nuk vdes nga plaga, vdes nga një vajzë e harremit e cila e ka infektuar me semundjen e lis.
2. Bali Bei në fund të sezonit do të largohet, (në të vërtetë ai largohet pasi ka nënshkruar kontratë për një serial të ri).
3. Shah Sulltan do largohet nga seriali, pasi Mihrimah merr drejtimin e harremit dhe zbulon se dadoja e vajzës së saj është spiune e Shahu-së. Ajo e urdhëron Shahun të largohet përgjithnjë nga pallati.
4. Aktoria e re që luan Hyrremin nuk do ta shfaq qartësisht fytyrën në këtë sezon (të tretin), pasi dhe një seri ka mbetur, dhe kjo u mendua nga regjizorët për dy arsye, e para sepse në sezonin 4 Hyrremi plaket, dhe e 2-ta sepse ata nuk i prenë plotësisht shpresat për kthimin e Meryemit (Hyremit).
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Hyrremi çmendet pas vdekjes në betejë të dy djemve të saj, Selimi bëhet Sulltani i radhës
Sulejman i Madhërishëm, ja si përfundon seriali
Përfundon në mënyrë tragjike, por çdo fillim e ka një fund. Kështu edhe seriali më i ndjekur turk në ekranet shqiptare, por jo vetëm, do të përfundojë me sezonin e katërt (që është edhe i fundit për filmin). Në fakt seritë e reja në shtator do të nisin me gjysmën e dytë të sezonit të tretë, dhe më pas do të nisin seritë e sezonit të katërt, ku si ç edhe e kemi thënë tashmë, aktorja që luan sulltaneshën Hyrrem, do të ndërrohet… Në fillim të serive të para të sezonit të katërt, sulltanesha Hyrrem dhe Rustem pasha do të bëjnë një plan për ta vrarë Shehzade Mustafanë dhe për tiu hakmarrë Mahidevranit që mbyti djalin. Mustafanë e vret babai i tij Sujelmani dhe të gjithë më vonë e fajësojnë Hyrremin si për rastin e Ibrahim pashait. Mahidevran largohet nga pallati pas vrasjes së të birit. Diçka tjetër që do të ndodh është lufta për fron që do të zhvillohet mes Selimit, Bejazitit dhe Xhihangirit ku Xhihangiri i shpall luftë Bejazitit në Manisa dhe të dy e humbin jetën në luftë. Pas kësaj ngjarjeje Hyrremi fillon të çmendet dhe Pernandoria Osmane fillon të bjerë prandaj për të mos rënë Selimi duhet të martohet me Sulltaneshën Nurbanu ( e bija e një pashai në Manisa) dhe kështu Selimi bëhet sulltan i radhës. Do të ndodhin shumë intriga mes haremit dhe lufta mes Sulltaneshës Nurbanu dhe Hyrremit gjithnjë do të rritet, por Hyrremi më vonë vdes nga shkaqe natyrore 7 vite para Sulejmanit. Seriali do të përfundoj me vdekjen e Sulltan Sulejmanit në oborrin e tij duke parë pamjen e vendit. I gjithë vendi bie në zi dhe sulltan Selimi do të vazhdojë sundimin e tij bashkë me gruan e tij Sulltaneshën Nurbanu.
<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
Lutfi Pasha bie në kurthin e Hyrremit
Ajas Pasha është Veziri i Parë i Perandorisë! Sulltanesha Shah dhe burri i saj Lutfi Pasha e dërgojnë atë drejt vdekjes, duke i dërguar një robëreshë e cila është e sëmurë me një virus të rëndë ngjitës, dhe në këtë mënyrë vdes Veziri i Parë i cili zëvendësohet nga Lutfi Pasha! Pas vdekjes së Ajas Pasha-së Vezir i I bëhet Lutfi Pasha! Kjo gjë nuk i pëlqen aspak Hyrremit, e cila ia dërgon edhe ajo, një robëreshë ta provokoj Pasha-në, por ky i fundit nuk bie në kurth. Megjithatë Sulltanesha Shah nuk i beson dhe dëshiron të divorcohet nga ai, kjo gjë e nevrikos Vezirin e madh i cili e go