E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Garner:Martesa e parë, e nxituar

jennifer-garner-premiere-argo-01Aktorja Jennifer Garner është shprehur në një intervistë për revistën “Allure” duke pranuar se martesa e saj e parë me aktorin Scott Foley ishte e nxituar dhe pikërisht nxitimi ishte arsyeja pse dështoi.

Scott Foley është një njeri i mrekullueshëm. Shkonim si çift, por nuk e dinim se çfarë po bënim, deklaroi bashkëshortja aktuale e Ben Affleck.

U martova shpejt dhe u njoha me divorcin vetëm pas katër vitesh. Edhe pse e kalova këtë eksperiencë të keqe, nuk e humba besimin tek martesa, theksoi Garner, e cila ka 7 vite që ka shkëmbyer unazat me Affleck.

Garner dhe Affleck janë martuar në vitin 2005 dhe kanë 3 fëmijë së bashku. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›