Jennifer Lopez: Isha një e pastrehë

Këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez ka ndarë detaje interesante mbi jetën e saj duke treguar se para të bënte hapet e parë drejtë famës, ajo kishte qenë një e pastrehë.
43-vjeçarja në fillim të karrierës së saj ishte një valltare ndërkaq para se të niste ëndrrën e saj hollivudiane, ajo tregon se ka jetuar një jetë të vështirë.
'Unë dhe nëna ime grindeshim shpeshherë. Unë nuk doja të shkoja në shkollë por doja të vallëzoja gjatë tërë kohës”, ka thënë këngëtarja duke treguar se jetesa e vështirë dhe vendimet e saj shpeshherë e kanë çuar në telashe me të ëmën./indeksonline/