Jennifer Lopez personifikon aktoren e ndjerë

Pop ylli latin, Jenni Rivera, e cila vdiq nga përplasja e një aeroplani në Meksikë në dhjetor të vitit që lamë pas, të do të jetë subjekt i një dokumentari për jetën e saj. Ndërkaq, sipas motrës së këngëtares së ndjerë, rolin e Jennit do ta luajë këngëtarja Jennifer Lopez.
“Ne duam që ta ndajmë jetën e Jennit me fansat e saj nëpërmjet një filmi dokumentar”, ka thënë motra e këngëtares.
Përveç Jennifer Lopez, emra të tjerë që janë përmendur për të luajtur këtë rol janë edhe ish mis universi,Alicia Machado dhe aktorja Angelica Vale.
Ndërkaq, sa i përket këtij roli, thuhet se Jennifer dëshiron të sigurohet se filmi për Rivieran do të jetë aq i mirë sa edhe ai për aktoren e ndjerë, Selena e cila u vra në vitin 1995 në moshën 23 vjeçare./Indeksonline/