“Babai më ka edukuar siç duhet”

I biri i Michael Jackson, Prince ka thënë se, babi i tij e ka edukuar siç duhet gjatë kohës sa kishte qenë gjallë. Këto komente ai i bëri pasi u komplimentua për qëndrimin e tij të matur gjatë një interviste për ‘Entertainment Tonight’.
Prince, së fundmi ka sfiduar veten si gazetar për një program të famshëm televiziv në Amerikë.
"Kjo është ajo se çfarë shumica e njerëzve më thonë. Kjo është falë babit tim. Ai më ka edukuar në mënyrë të duhur”, ka thënë Prince.
Prince gjithashtu ka shpalosur ëndrrat për të ardhmen duke thënë se dëshiron të bëhet, aktor, producent si dhe tekstshkrues./Indeksonline/