E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqje ambasadori i Kosovës në Shqipëri


Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Gazmend Pula i ka dorëzuar presidentit të Republikës dorëheqjen e tij nga pozita e ambasadorit.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës thuhet se dorëheqja është bërë për shkaqe shëndetësore.

Presidenti Sejdiu e ka pranuar dhe miratuar dorëheqjen, ndërsa për këtë çështje e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Presidenti ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›