E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-opozitës:Shikoni Shqipërinë që ndryshon

Kryeministri Sali Berisha vlerëson politikat e qeverisë si baza për arritjet e vendit dhe njëherësh apelon opozitën për të parë nga afër Shqipërinë që ndryshon.
Në një fjalim në kalanë e Petrelës, kryeministri theksoi se investimet në infrastrukturë janë rritur ashtu si janë shumëfishuar potencialet ekonomike.
Berisha tha se qeveria shqiptare ka ndërtuar 6 mijë kilometra rrugë në gjithë vendin. Ai theksoi se revista prestigjoze "Newsweek" e cilësoi Shqipërinë një prej 100 vendeve ku jetohet më mirë . "Në këtë vend u shumëfishuan potencialet ekonomike të qytetarëve shqiptarë. Reformat e thella bënë të mundur shumëfishimin e investimeve. Këto 5 vite në epiqendër të investimeve vendosëm sistemin arsimor", theksoi ai .Sipas tij, sistemi shëndetësor njohu reforma të thella.
Duke iu drejtuar opozitës, Berisha tha se duhet të shohë nga afër Shqipërinë që po ndryshon. "Ftoni Ramën dhe jepini një kafe këtu në kafenetë tuaja që të prekë nga afër realitetin .
Të dalin opozitarët nga kullat e Fidelit e të shohin Shqipërinë që ndryshon çdo ditë", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›