E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen Petrit Vasili. Ikën dhe kreu i LSI në Vlorë: Ma kërkoi me shkresë Ministria e Shëndetësisë

petrit-vasili_1(E PERDITESUAR)- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Ai ka informuar kryetarin e Bashkisë, Lulzim Basha, për vendimin e tij.

Dorëheqja ime vjen si shkak i angazhimit elektoral, shkruan Vasili.

Megjithatë LSI ka qëndruar besnike ndaj Bashës në votimet e bëra në Këshillin Bashkiak.

Ndërkohë edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qytetin e Vlorës, Shkëlqim Selami, ka dhënë dorëheqjen si drejtor i spitalit të qytetit bregdetar.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Selami bëri me dije se vendimi i tij erdhi pasi mbrëmjen e djeshme ka marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë ku i kërkohej të jepte dorëheqjen. Selami thekson se largimi i tij lë pezull 2 projekte të rëndësishme për spitalin.

LSI është duke larguar njerëzit e saj nga postet drejtuese, por ka kërkuar që nëpunësit e niveleve të dyta dhe të treta të mos lëvizen nga detyra.

Pak ditë më parë dha dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës, Kasem Cenaj.

Ndërsa prefekti i Vlorës, Eduard Velçani, ka deklaruar se nëse nëpunësit e LSI-së nuk largohen vetë, duke i shkarkojë ai./ep

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›