E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret adoleshenti pasi i thonë shokët ti je si femër. E ëma e sheh në ëndërr

vetevarje_0411111402_11Bajram Ahmati, 18 vjeç i ka dhënë fund jetës  duke u vetëvarur. I riu nga  fshati Pobrat i Elbasanit  është gjetur i varur me litar  në pragun e  shtëpisë nga nëna e tij , e cila sapo e kishte parë në ëndërr të birin.

Gjithçka mendohet se ka ndodhur pas talljeve të shokëve dy net më parë, para se ai të shkonte në shtëpi dhe të ndërrmerte aktin.

Erdhi dhe na tha se do të shkonte të mësonte, kështu që  nuk qëndroi  shumë me ne  dhe u fut në dhomën tjetër, ka sqaruar nëna e tij.

Sipas dëshmive të shokëve të tij, ata  kanë pohuar se e kishin fyer duke i thënë ti je si femër, kështu që ai ishte mërzitur për këtë, por nuk u kishte shkuar në mendje se do të vetëvaret.

Siç shkruhet edhe në gazetën Shqip, adoleshenti përshkruhej si djalë shumë i urtë dhe i mbyllur, kështu që mbante përbrenda zemërimin që mund të kishte. Ai ishte edhe  frekuentues i sektit “Dëshmitarët e Jehovait”./A.XH

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›