E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i QSUT-së Saimir Ivziku

Jep dorëheqjen drejtori i qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, Saimir Ivziku.
 

Në një njoftim për mediar, Ivziku ka theksuar se dorëhiqet nga posti që mban për arsye personale.
 

Ivziku ishte emëruar në krye të QSUT-së rreth dy vite më parë, në kuadër të marrëveshjes PD-LSI për ndarjen e posteve drejtuese të administratës.
 

Ndërkohë nuk bëhet ende i ditur emri i zëvendërsit të Saimir Ivzikut por pritet që sërisht në krye të QSUT do të jetë një përfaqësues i LSI-së.
 

Saimir Ivziku, e mbante postin e drejtorit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” që prej datës 13 tetor 2010. Ai u emërua në këtë post pas dorëheqjes të ish-drejtorit Ilir Dashi.
 

Para emërimit në QSUT, posti i tij ishte ai i nëndrejtorit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›