Jep dorëheqjen kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar

Me anë të një komunikate, 62-vjeçari Dominik Stros-Kan ka njoftuar bordin ekzekutiv për dorëheqjen e tij “me efekt të menjëhershëm”.
Ndërkohë, mohoi vendosmërisht akuzat penale kundër tij. " Hedh poshtë me vendosmërinë më të madhe çdo akuzë që është ngritur kundër meje'', shkruan ai që prej burgut të Nju Jorkut, ku ndodhet i ndaluar përkohësisht.
Këto fjalë janë, deklarata e parë publike e Stros-Kan, që prej publikimit të çështjes për krim seksual.
“Në këto momente së pari mendoj për gruan time – të cilën e dua më shumë se çdo gjë- mendoj për fëmijët e mi, për familjen time, për shokët e mi. Mendoj gjithashtu për kolegët tek FMN-ja; së bashku kemi bërë gjera të mrekullueshme gjatë viteve të fundit”.
“Të gjithëve dua tu them se i mohoj me vendosmëri të gjitha akuzat kundër meje”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar theksoi se në të ardhmen e afër do të bëjë me dije pasuesin e Stros-Kanit në postin e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së.
Zëvendësi, John Lipsky, është drejtori i përkohshëm i FMN-së që prej arrestimit të Stros-Kanit të dielën.
Në mediet ndërkombëtare po qarkullojnë zëra se një nga 10 të mëposhtmit ka mundësi të emërohet si pasuesi i Stros-Kanit.
Kandidatët janë:
1. Mohamed El-Erian, Egjipt
2. Stanley Fisher, Izrael
3. Gordon Braun, Britani e Madhe
4. Kemal Dervish, Turqi
5. Peer Steinbruk, Gjermani
6. Montek Singh Ahluualia, Indi
7. Kristin Lagarde, Francë
8. Agustin Karstens, Meksikë
9. Trevor Manuel, Afrika e Jugut
10. Axel Veber, Gjermani
/Start/Fatjon Prroni/
2011-05-19 11:03