E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al-Kaeda publikon mesazh zanor të Bin Ladenit

Në mesazh, ai vlerëson revolucionet në Tunizi dhe Egjipt dhe flet për “mundësi të rrallë historike” që myslimanët të ngrihen lart.

Në regjistrim, Bin Laden iu referohet revolucioneve në Tunizi dhe Egjipt por nuk përmend kryengritjet në Siri, Libi dhe Jemen.

Bin Laden është qëlluar për vdekje nga forcat special amerikane në një kompleks në Pakistan me 2 maj.

Ka spekulime, sipas të cilave Al-Kaeda ka emëruar ish-kolonelin e ushtrisë egjiptiane, Saif al-Adel, si liderin e përkohshëm të organizatës pas vdekjes së Bin Ladenit.

Adel ishte një nga krerët ushtarakë të Bin Ladenit, dhe është I dyshuar për përfshirje në bombardimet e ambasadës amerikane në Mogadishu, në Afrikën Lindore./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-19 12:16
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›