Jep dorëheqjen kreu i PS-së së rrethit Vlorë

Jep dorëheqjen kryetari i Partisë Socialiste në rrethin e Vlorës Kujtim Sulçe. Dorëheqja e tij u bë publik ditën e sotme nga vetë Sulçe në një konferencë për shtyp.
Ai ka akuzuar liderin socialist, Edi Rama për mënyrën e drejtimit të Partisë Socialiste dhe ka njoftuar se tani e tutje do t`i bashkohet Lëvizjes Socialiste për Integrim
Ai gjithashtu ka akuzuar strukturat e PS-së si në Vlorë ashtu edhe në Tiranë se nuk po funksionojnë.
Ndërkohë që gjatë ditëve të fundit, Sulçe ka qenë i angazhuar në përzgjedhjen e delegatëve të kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në 5 nëntor.