E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu

TIRANË, 3 shkurt /ATSH/ Prefekti i Elbasanit, Ali Mysliu, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, vetëm pak muaj pas emërimit.

Dorëheqja e tij ende nuk është firmosur nga kryeministri, ndërkohë që Mysliu konfirmoi për mediet se largimi është për shkaqe tërësisht personale.

Ali Mysliu mbajti detyrën e prefektit të Elbasanit për gjashtë muaj ndërkohë që më herët ka ushtruar profesionin e pedagogut pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›