E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOKUS – Trump ”çmonton” USAID-in, agjencinë e krijuar nga John F. Kennedy

UASHINGTON, 3 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti Donald Trump, së bashku me miliarderin Elon Musk, dëshironjnë të çmontojë USAID-in, agjencinë e pavarur amerikane të krijuar në vitin 1961 nga John F. Kennedy dhe e cila është bërë makina më e madhe në botë për ndihmën civile dhe zhvillimin jashtë vendit.

Vetëm në vitin fiskal 2023, ajo ka siguruar 72 miliardë dollarë në të gjithë globin, nga shëndeti i grave në zonat e konfliktit te qasja në ujë të pastër, nga trajtimi i HIV/AIDS deri te siguria energjetike dhe aktivitetet kundër korrupsionit, duke siguruar 42% të të gjithë ndihmave humanitare të monitoruara nga OKB-ja në vitin 2024.

Por edhe USAID-i, i cili ka një staf prej dhjetë mijë vetësh, dhe udhëheqja e përkohshme e të cilit merret nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, rrezikon të paguajë për politikën America First, e cila bëri që presidenti të ngrijë të gjitha punët e jashtme amerikane për t’i riorganizuar ato prioritetet e agjendës së tij.

Shenja e parë erdhi sot me mbylljen e selisë së agjencisë në Uashington, ndërsa punonjësve iu tha me email që të punonin nga shtëpia në pritje të “udhëzimeve të mëtejshme”.

Logot dhe fotot e punës së USAID-it janë hequr nga muret e ndërtesës, dhe faqet e saj në internet dhe llogaritë e mediave sociale janë errësuar, duke u zëvendësuar me një version të faqes së internetit të Departamentit të Shtetit.

“Është apokalipsi në USAID,” komentoi një zyrtar i agjencisë. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›