E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen presidenti i Barcelonës

Joan Laporta do të japë dorëheqjen nga pozicioni i Presidentit të Barcelonës të hënën me 9 shkurt. Laporta, ka deklaruar diçka të tillë, për të bërë kështu të mundur kandidaturën e tij për rizgjedhje në votimin e planifikuar për 15 mars 2026, raporton “Mundo Deportivo“.

Në fjalën e tij, ai theksoi se kjo periudhë është e rëndësishme për të ardhmen e klubit, ndërsa mirëpriti kandidatura si Victor Font, Marc Ciria, Xavi Vilajoana dhe Joan Camprubi Montal.

“Ndjehem i motivuar dhe me energji që ky të jetë një proces institucional shembullor, me pjesëmarrje të gjerë, ku kandidatët të paraqesin propozimet e tyre në një klimë korrektësie dhe normaliteti në mënyrë që të jetë një festë e barcelonizmit.”, u shpreh ndër të tjera presidenti i Barcelonës.

Laporta foli edhe për të ardhmen. Nëse ai fiton zgjedhjet, gjëja e parë që do bëjë është rinovimi me trajnerin gjerman Hansi Flick.

Ndërsa jemi në muajin shkurt, Barcelona mbetet një nga skuadrat më të forta në Evropë dhe është ende në garë për katër tituj.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›