E Diel, 1 Nëntor 2026

Televotimi është anuluar, çfarë do të ndodhë sonte në “Big Brother VIP”

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi dhe televotimi aktual është anuluar.

Vëllai i Madh ka dërguar dje një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit. Kur ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do të përgatiste ushqimin dhe më pas do t’i bashkohej provave.

Zarfi i zi thotë:

“Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme (e hënë).

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidë është shumë e rëndësishme për spektaklin e radhës, ndaj për shkak të moszbatimit të këtij urdhri, Vëllai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet.

Vendimi për pasojat që do të ketë grupi që nuk është bindur do t’iu komunikohet gjatë mbrëmjes së nesërme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live. Vëllai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave të tij sjell pasoja për ju”. Çfarë do të ndodhë sonte në Big Brother VIP Albania? Për ta zbuluar ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›