Jep doreheqjen zedhenesi i qeverise greke
Teodoros Rusopulos zedhenes i qeverise greke dhe minister i shtypit, post i barabarte me ate te zevendeskryeministrit dhe nje nder figurat me te perfolura ne Greqi, ka dhene doreheqjen. Rusopulos qe ka qene krah i djathte i Karamanlis per 8 vjet, dha doreheqjen pas presioneve te ushtruara nga partite opozitare ne Parlament por edhe nga vete anetaret e Partise se tij, pas akuzave per perfshirjen ne nje skandal te shkembimit te pronave te patundshme mes nje manastiri grek ne Malin e shenjte te Atosit dhe shtetit grek. Dje deputetet u shprehen pro ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar, pasi ngjarja ka ngjallur reagime te ashpra edhe ne opinionin publik grek. Mbi ministrin rendojne edhe akuza te tjera si ajo e perfitimit kolosal te parave dhe interesave ndersa karriera e tij politike ka filluar vetem disa vite me pare. Ministri thuhet te kete blere nderkohe shume pasuri te patundshme mes te cilave edhe disa vila luksoze.