Zagreb: Nje autobombe shkakton vdekjen e dy gazetareve
Nje autobombe shkaktoi dje vdekjen e dy gazetareve ne qender te Zagrebit, njoftoi televizioni shteteror. Nje nga te vdekurit ishte botuesi i nje te perjavshme te rendesishme kroate, u cituan burime jozyrtare. Policia e Zagrebit nuk pranoi te jepte hollesi te tjera lidhur me incidentin, me i fundit ne nje vale dhune qe ka perfshire kete vit kryeqytetin. Autobomba shpertheu perballe nderteses se te perjavshmes "Nacional" ne qender te Zagrebit. Televizioni, duke shfaqur imazhet filmike te nje makine te shkaterruar, njoftoi se nga personat e vrare ishte botuesi i Nacional, Ivo Pukanic