Jepi babi! Harper Beckham, tifoze e zjarrtë e David (FOTO)
Ajo është vetëm disa muajshe, por kjo nuk e ka penguar të ëmën që ta marrë në stadium për të mbështetur David Beckham. Dhe, duket se Harper e ka shijuar shumë këtë eksperiencë, duke qenë se është fotografuar shumë entuziaste dhe në një moment madje, duke brohoritur si një ultarase e vërtetë. Në stadium për ndeshjen e Los Angeles Galaxy ka qenë i pranishëm edhe komiku Rusell Brand, në krah të Victoria Beckham.











