E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç: Kosova, sfida më e madhe për Serbinë

Nder to sipas ministrit serb janë: mbrojtjen e tërësisë teritoriale, përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe vendosjen e marrëdhënieve më të mira në rajon. “Shumica kanë menduar se këto prioritete të politikës së jashtme janë të papërputhshme, por kemi treguar të kundërtën”, ka thënë Jeremiç për gazetën “Press” të Beogradit. Ai ka potencuar se Kosova vazhdon të jetë sfida më e ndërlikuar e politikës së jashtme serbe. “Edhe pse Serbia nuk është vend me kapacitet global, është lavdëruar Jeremic, ajo është gjetur në një situatë që ka udhëhequr garën globale me disa shtete më me ndikim në botë.

Ministri i jashtëm serb shpreson edhe më tutje se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të gjykojë siç tha ai, në favor të Serbisë, dhe se pas kësaj ky shtet do të ketë rastin të stopojë numrin e njohjeve dhe të pamundësojë aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në cilëndo organizatë ndërkombëtare. Me fjalë tjera do ta lëmë Prishtinën në gjendje të pa definuar dhe të ngrirë nga e cila mund të dalë vetëm duke negociuar me Beogradin”, ka deklaruar Jeremiç për mediat serbe. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›