E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ numëron 9 kutitë e Fierit, PS fiton mandatin e 9

Pas numërimit të votave të 8 kutive të votimit, që ishin lënë pa numëruar nga KZAZ-ja e këtij qyteti dhe rivlerësimit të dy rezultateve të dy kutive të tjera, konfirmoi paraprakisht faktin se Piro Lutaj, kandidati i PS-së në vendin e nëntë e ka marrë tashmë mandatin, por pritet vetëm njoftimi zyrtar i KQZ-së. Numërimi i kutive të votimit ka nisur dje rreth orës 10:45 minuta, ndërsa ka përfunduar në orët e vona të mbrëmjes.

Pas numërimit të kutisë 3122 koalicioni “Bashkimi për ndryshim” kryeson me 120 vota ndaj 95 të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Pas numerimit të kutise së votimit 3185 koalicioni “Bashkimi për ndryshim” kryeson me 200 vota ndaj 78 të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Në kutiNë 3188, koalicioni i PS-së kryeson me 327 vota ndaj 93 të koalicionit të PD-se.
Në kutiNë 3006, koalicioni i PS-së kryeson me 313 vota ndaj 195 të koalicionit tëPD-se.
Në kutiNë 3052, koalicioni i PD-së kryeson me 405 vota ndaj 20 të koalicionit të PS-se.
Në kutiNë 3017, koalicioni i PS-së kryeson me 137 vota ndaj 128 të koalicionit të PD-se.
Në kutiNë 3016, koalicioni i PS-së kryeson me 318 vota ndaj 109 të koalicionit të PD-se.
Në kutiNë 3027, koalicioni i PS-së kryeson me 252 vota ndaj 106 të koalicionit të PD-se.
Në kutiNë 3122, koalicioni i PS-së kryeson me 120 vota ndaj 95 të koalicionit të PD-se.
Në kutiNë 2919, koalicioni i PD-së kryeson me 137 vota ndaj 62 të koalicionit të PD-se.

Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja do të shpallë rezultatet përfundimtare për këtë qark. Ndërkohë, numri i deputetëve për Aleancën e Ndryshimi bie në 70, ndërsa Partia Socialiste merr 66 mandate deputetësh.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›