Jeremiç braktis samitin e Zagrebit për shkak të Kosovës
Siç ka shpjeguar ai, “Kroacia nuk e ka respektuar marrëveshjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Serbisë dhe atyre të Kosovës”. “Me organizatorët e Samitit të Kroacisë është bërë një marrëveshje precize rreth formatit të pjesëmarrjes së delegacionit të Serbisë dhe përfaqësuesve të ‘institucioneve të përkohshme të Kosovës’. Pala kroate, në momentin e fundit e ka shkelur këtë marrëveshje dhe nuk kemi pasur zgjidhje tjetër pos ta anulojmë pjesëmarrjen tonë në Dubrovnik”, ka thënë Jeremiç për mediat serbe.
Nga ana tjetër, portali i televizionit kroat ka bërë të ditur se, delegacioni serb nuk do të marrë pjesë në Samitin e Kroacisë sepse Jeremiqit nuk i është mundësuar të flas në hapje të këtij takimi, kur fjalën e tyre do ta mbajnë Jadranka Kosor, zëvëndës-ndihmë-sekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg, dhe shefi i diplomacisë suedeze, Carl Bildt. Nga Kosova në këtë samit do të marrin pjesë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, dhe shefi i diplomacisë, Skender Hyseni. (telegrafi/start)