UP shpall konkurs për vitin shkollor 2009-2010
Universiteti do të regjistrojë edhe 389 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva, Medvegja, Bujanoci, si dhe 171 studentë nga minoritetet turq, boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptian. Të drejtë konkurrimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentë nga shtetet tjera në bazë të kuotave të përcaktuara nga ana e MASHT-it. Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë që të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta. Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosove dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t'i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit. (qik/start)