E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic Dialogu ne baze te interesave tona

Ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia do te diskutoje me Kosoven duke u bazuar vetem ne interesat e saj.

Duke folur nga Beogradi Jeremic ka theksuar se kjo eshte menyra e vetme qe dialogu te jete sa me racional dhe ka premtuar se pala serbe do te mbaje nje qendrim te tille.

Ne kemi vetem nje politike dhe vetem nje kushtetute dhe ne kuader te kesaj politike dhe kesaj kushtetute ne do te flasim ne menyre konstruktive dhe fleksibel ka pohuar Jeremic.

Sipas tij Serbia nuk eshte e interesuar te bllokoje dialogun dhe te krijoje probleme por qe te arrihet nje zgjidhje.

Ne duhet te merremi vesh me Prishtinen dhe fuqite e medha per te vleresuar se cila eshte zgjidhja afatgjate per Kosoven eshte shprehur Jeremic.

Shefi i diplomacise serbe ka shtuar me tej se Beogradi eshte i gatshem te flase per gjithcka por jo per te pranuar nje zgjidhje te imponuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›