Policia maqedone nderhyn ne televizionin A1

Situata ne Maqedoni vazhdon te jete e tensionuar pas nderhyrjes te forcave te shumta policore ne hapesirat e televizionit A1 qe ka shkaktuar reagime te shume ne opinion duke i dhene mbeshtetje vazhdimit te punes se ketij televizioni.
Ne MPB kane deklaruar se policia nuk ka nderhyre ndaj te punesuarve por ka asistuar ne kryerjen e kontrollit nga ana e Policise Financiare dhe te Drejtorise se te Ardhurave Publike qe sipas zedhenesit Ivo Kotevski ishin penguar te inspektojne punen e nje numri te madh te firmave te regjistruara ne te njejten adrese ku gjendet edhe televizioni.
147Ministria e Brendshme apelon qe gazetaret te mos lejojne te manipulohen dhe te veprojne kunder kodeksit te tyre etik duke mbrojtur interesat financiare te firmave qe nuk kane pike te perbashket me mediumet148 ka deklaruar zedhenesi Ivo Kotevski.
Por drejtuesit e ketij televizioni por edhe mediet e tjera partite opozitare intelektualet dhe shoqata te ndryshme joqeveritare nderhyrjen e policise e kane cilesuar si nderhyrje te pushtetit ndaj fjales se lire.
Nga partia ne pushtet VMRO-DPMNE per kete situate te krijuar kane akuzuar LSDM-ne opozitare e cila po tenton qe permes nxitjes se gazetareve te ketij mediumi te shkaktoje tendosje ne vend.