E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Kosovarët njësoj si kurdët, por ata fituan pavarësinë

Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiç ka krahasuar rastin e Kosovës me Irakun. Jeremic gjatë një takimi me studentët në Harvard tha se ashtu si kurdët kërkojnë pavarësi nga Iraku dhe në Kosovë serbet e veriut pretendojnë pavarsinë.

“99 përqind e kurdëve duan shtet, por atë askush nuk ua jep për dallim nga shqiptarët që e fituan atë”, citojnë mediat e Beogradit Vuk Jeremicin.

Një nga pyetjet e shumta në lidhej me Kosovën, Jeremic tregon një anekdotë që ka të bëjë me një bisedë të tij me “Ministrin e Punëve të Jashtme të një prej shteteve më me ndikim”.

Duke krahasuar rastin e Kosovës me Irakun, ku kurdët e këtij shteti kërkojnë pavarësi.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme duke u përgjigjur pytjeve, shrehu se ato që ndodhën ne 2008 mes Kosoves dhe Serbise bën të qartë se marrëdhëniet midis tyre ishin shume të rrezikshme.

Por besoj, tha ai, se nisma e bisedimeve në tryezën e të dyja palëve pas 6 vitesh për nomralizimin e marrëdhënieve dhe per veriun e Kosovës eshtë e vetmja rrugë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dy shtetet.

E ndërsa arritja e nënshkrimit të një marrëveshje eshte nje skenar i mire per Ballkanintha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›