Jeremic Pasaportat ruse apel per ndihme

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se kërkesa për pasaportë ruse e serbëve të Kosovës është një apel për ndihmë.
Sipas tij, kjo nuk është një përpjekje për të emigruar, por një kërkesë për t’u mbrojtur nga shtypja, pasi serbët nuk kanë mbështetje tjetër.
Duke folur nga Kazakistani, shefi i diplomacisë serbe ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare u ka premtuar mbrojtje serbëve të Kosovës, por kjo mbrojtje po mungon.
“Ata nuk e kanë këtë mbrojtje, prandaj kanë vendosur që mbrojtësi i tyre më i fuqishëm në këtë cështje të jetë partneri dhe Serbët e Kosovës nuk kanë mbrojtje, prandaj kanë vendosur që mbrojtësi i tyre në këtë cështje të jetë aleati më i mirë, Federata Ruse
Vuk Jeremic
Ministër i Jashtëm i Serbisë aleati më i mirë, Federata Ruse”, citohet Jeremic nga “RTK”.
Disa ditë më parë, disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i dërguan një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kërkonin që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohej marrja e shtetësisë ruse.
Në letër thuhej se, ky vendim i serbëve të Kosovës vinte si rrjedhojë e revoltës dhe dëshprimit të tyre ndaj pushtetit të Beogradit.
“Ky veprim është një manifestim i pakënaqësisë dhe njëherësh një vërejtje për pushtetin tonë në Beograd, sepse tregon se qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë kanë më shumë besim tek një shtet tjetër sesa tek vetë Serbia”, thuhej në letër.
Ndërsa ditën e premte, ambasadori rus pranë NATO-s, Dmitri Rogozin, ka deklaruar se Moska është gati t’i presë me krahë hapur “vëllezërit serbë”.
Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, reagoi lidhur me këtë lajm duke thënë se frikë kanë vetëm serbët që kanë kryer krime.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Britania: Serbia t’i rikthehet dialogut
Ministri i Jashtëm britanik, Willaim Hague ka deklaruar se Serbia duhet të kthehet sa më parë në tryezën e bisedimeve me Kosovën. Kosovë, diskutohet projekt-buxheti i 2012-s
Kuvendi i Republikës së Kosovës diskutoi të enjten projekt-ligjin për buxhetin e vitit 2012-s. Rusia: Gati të presim serbët e Kosovës
Rusia është gati të strehojë në territorin e saj serbët e Kosovës që nuk ndihen të mbrojtur nga Beogradi dhe kanë kërkuar nënshtetësi ruse.
Stefanovic: Bisedimet, të hënën
Negociatori serb në biseidmet me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se dialogu me Prishtinën do të rinisë të hënën në Bruksel. Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë
Dialogu teknik Kosovë-Serbi mund të rifillojë shumë shpejt dhe njëra nga temat për të cilën palët do të flasin është “menaxhimi i integruar i kufijve”.
Lajmet kryesore
Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Prova e radhës e presidentit
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri