E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova e radhes e presidentit


Socialistët do të votojnë kundër dekretit të Presidentit Bamir Topi për kandidaturën e Bujar Leskajt për vendin vakant të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Top Channel ka mësuar se refuzimi kandidaturës së zotit Leskaj nga opozita ka ardhur gjatë diskutimeve në  mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar të PS-së, zhvilluar mesditën e së premtes. Ky vendim pritet t'i parashtrohet edhe deputetëve të majtë gjatë mbledhjes së ardhshme të grupit nga ku do të mësohen detaje të tjera përse socialistët kundërshtojnë kandidaturen e ish-ministrit të Kulturës, Bujar Leskaj.

Ndërkohë mazhoranca ende nuk ka vendosur zyrtarisht cfare do të bëjë me dekretin e dyte të presidentit per kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
 
Ndryshe nga CV-ja e Sali Shehut, emri i ish-ministrit demokrat te Kultures, Bujar Leskaj nuk ka ndonje pengese profesionale, per shkak se zoti Leskaj ka dhe doktorature ne ekonomi. Megjithate nga ana e demokrateve nuk ka serish entuziazem, qe do te perkthehej ne miratim te dekretit te presidentit.
 
Burime jozyrtare nga mazhoranca shprehen se serish presidenti Bamir Topi nuk ka respektuar vendimin e Gjykates Kushtetuese per t’u konsultuar me parlamentin ne emerimin e drejtuesve te institucioneve kushtetuese.
Gjithashtu, demokratet shprehin rezerva se kandidatura e zotit Leskaj, qe ne 2009 ishte ne listen e kandidateve demokrate per deputete ne qarkun e Vlores, eshte shume partiake dhe nuk i sherben pavaresise se Kontrollit te Larte te Shtetit.

Mungesen e entuziazmit per kete dekret dhe shmangien e nje pergjigjeje per dekretin e theksoi edhe me shume kryeministri Sali Berisha, kur u pyet paraditen e se premtes, nese do ta miratonte apo jo dekretin e presidentit. "“Une nuk merrem me fjale, por me vepra”. Kjo ishte pergjigjja e kryeministrit Berisha.

Nese edhe demokratet nuk do ta perkrahin kandidaturen e zotit Leskaj atëhere presidentit Bamir Topi do t'i duhet te propozoje nje kandidature te trete.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Gratë dhe vajzat Kuq e Zi
Pas shtrirjes në të gjithë Shqipërinë dhe krijimit të degëve në diasporë Aleanca Kuq e Zi ka themeluar edhe “Aleancen e Gruas dhe Vajzave Kuq e Zi", ku morën pjesë gra dhe vajza nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Muhedini: Greqia të kërkojë ndjesë për krimet
Komuniteti cam vijon përpjekjet për sensibilizimin e opinionit botëror për këtë çëshje. Në universitetin 'Kean' në SHBA është mbajtur një konferencë shkencore për cështjen çame.
Rama në “Top Story”: Të vërtetat e Kurbanit
Një prej librave më të shitur të panairit, “Kurban” i Edi Ramës, i dha nxitjen “Top Story”-t të ditës së enjte. SHBA: Të shqetësuar nga ngërçi politik
Pavarësisht ngjarjeve dramatike të Pranverës Arabe, administrata amerikane premton vazhdimësinë e angazhimit në Ballkan. Duke folur në nën/komisionin e Jashtëm të Dhomës së Përfaqesuesve për Europën dhe Euroazinë, ndihmës-Sekretari i Shtetit, Filip Gordon ndaloi tek të gjithë vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqiperinë. Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të KLSH-së
Presidenti Bamir Topi dekreton Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dekreti i Presidentit për kreun e ri të KLSh-së do të votohet në parlament.


Lajmet kryesore

Mashtrimi me peshat, vjedhja u denoncua publikisht
Jepet masa e arrestit për të akuzuarit
Rritet numri i të varfërve
Itali, Monti merr “dritën jeshile”
Biodiezel edhe në Shqipëri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›