E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: S’ka kufi kosovaro-malezez

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremic, deklaroi në Budvë se nuk ka kufi në mes të Malit të Zi dhe Kosovës, por vetëm ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë.

Ai i bëri këto deklarata duke komentuar çështjen e demarkacionit të kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, të cilën gjë e kërkojnë autoritetet kosovare, raporton REL.

Jeremic tha se Beogradi është në dispozicion të Podgoricës “për çdo shqyrtim teknik të kufirit, që tashmë është i shënjuar qartë” dhe se bisedimet me cilëndo palë të tretë, Serbia i përjeton si rrezikim të integritetit territorial, gjë që, sipas tij, nuk do të lejohet.

Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen, vlerësoi se çështja e demarkacionit të kufirit të Malit të Zi dhe Kosovës është një çështje teknike dhe se ekziston vullnet i mirë për zgjidhjen e saj.

Ditë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, ka akuzuar autoritetet malazeze se “po i mbyllin sytë qëllimisht” ndaj çështjes së kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›