Çka po ndodh me të djathtën në SHBA?

Shumë zemërim dhe pak ide. Amerika ka nevojë për një alternativë. Ditët e lumtura janë kthyer sërish për republikanët ose së paku kështu mendohet. Popullariteti i Barack Obamaës ka rënë nën 50 për qind. Kalimi i reformës shëndetësore s’ka bërë asgjë për të ndihmuar imazhin e tij; shumë prej amerikanëve mendojnë se ai i ka shpenzuar paratë e tyre dhe nuk u pëlqen mënyra se si po e trajton ai ekonominë. Edhe pse rritja ekonomike në vend është rikthyer, shifrat më të fundit janë të zymta. E tani, pamundësia e tij për të marrë në dorë situatën e derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës po e dëmton edhe më shumë imazhin e tij; disa kritikë e quajnë këtë uragani Katrina; të tjerë e krahasojnë me krizën e pengjeve të Jimmy Carter. 60 për qind e amerikanëve mendojnë se vendi është në rrugë të gabuar. Të 436 vendet në parlament janë për t’u zëvendësuar në nëntor. Sondazhet dëshmojnë humbje të mëdha për demokratët.
Ka shumë mundësi që ata të humbasin kontrollin. Republikanët nuk kanë shumë gjasa të fitojnë, por ata mund të fitojnë aq sa duhet për t’u prishur punë demokratëve. Viti i dytë i presidencës së Obama-s duket se është më i vështirë se i pari. Obama duhet të hidhet në sulm. “Economist” e ka mbështetur në vitin 2008 dhe ka mbështetur reformën e tij zhgënjyese në sistemin e shëndetësisë. Por, ai nuk ka bërë asgjë për të rregulluar deficitin, ka dëshmuar një zell për qeverisje të madhe dhe shumë shpesh ka dhënë përshtypjen se kapitalizmi është diçka e pashmangshme, që e ka gjetur në shollën e atletes së tij. Amerika ka nevojë për opozitë të fortë. Ndaj është e trishtueshme të thuhet se e djathta amerikane është në telashe, pa ide dhe pa zgjidhje.
Kjo ka rëndësi përtej brigjeve të Amerikës. Për pjesën më të madhe të shekullit të shkuar, Amerika konservative ka qenë burim idesh të reja, veçanërisht për qeverisjen e vendit. Në një kohë kur riskicimi i shtetit është prioritet në gjithë botën, mosfunksionimi i së djathtës është i pafat. Republikanët janë për momentin një parti që po kalon një luftë të brendshme. Ka një grup republikanësh të moderuar, të cilët kuptojnë se ata duhet të punojnë me demokratët në interes të Amerikës. Është dhe grupi jotolerant, që është kundër emigrantëve, i cili e sheh çdo formë bashkëpunimi si tradhti e madje dhe si blasfemi.
Optimistët thonë se ky s’është gjë tjetër veçse një debat i fuqishëm që përcakton sistemin e zgjedhjeve primare amerikane. Ata theksojnë se konservatorizmi amerikan ka qenë gjithnjë një kishë e madhe dhe se beteja s’vjen vetëm nga njëra anë. Redaktori politik, Nathan Gonzales, thotë se me afrimin e zgjedhjeve për Kongres në nëntor, Obama është nën trysni për të treguar rezultate. "Presidenti Obama duhet të tregojë se ka një plan për Irakun dhe Afganistanin, se ai po e zbaton atë dhe se plani po funksionon." Republikani Ed Gillespie është dakord se presidenti përballet me një situatë të vështirë. "Kur je president i Shteteve të Bashkuara, duhet të marrësh vendime të vështira. Mendoj se presidenti Obama tani e ka parë ndryshimin ndërmjet kandidimit për president dhe të funksionimit të detyrave të presidentit." Ndërkohë që presidenti Obama merret me Afganistanin dhe çështje të tjera të politikës së jashtme, ai me sa duket do të mundohet të bëjë përparime me agjendën e brendshme, që përfshin reformimin e politikave të imigracionit, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe krijimin e vendeve të punës në industrinë e energjisë së pastër.
Nathan Gonzales e shikon fushatën elektorale të lërë në hije disa nga nismat kryesore të presidentit. "Gjatë 2010 do të jetë më e vështirë miratimi i projektligjeve të debatuara, sepse demokratët do të përqendrohen te rizgjedhja e tyre." Shumë nisma të Obamas si reforma e kujdesit shëndetësor, nuk do të tregojnë rezultate deri pas zgjedhjeve të nëntorit. David Frum me institutin amerikan Enterprise thotë se amerikanët po humbasin durimin. "Askush prej nesh nuk e di se çdo të ndodhë në 2010 dhe ndoshta do të nxjerrë rezultate në të ardhmen. Por, sigurisht që nuk ka rezultate tani." Robert Borosage, nga Fushata për të Ardhmen e Amerikës, thotë se votuesit do ta kuptojnë se zoti Obama po punon në interesin e tyre më të mirë. "Mendoj se nëse presidenti vazhdon të luftojë për reforma që duken qartë se janë për të ardhmen e vendit, ai do të përfitojë dhe demokratët do të përfitojnë." Rezultati i zgjedhjeve të nëntorit për në Kongresin amerikan dhe e ardhmja e presidencës së zotit Obama edhe një herë mund të varen në fuqinë e tij për të bindur publikun.
Shtetet e Bashkuara kanë operuar nën sistemin dypartiak gjatë pjesës më të madhe të historisë së tyre. Për zyra të zgjedhura në të gjitha nivelet, zgjedhje parësore (primaries) të administruara nga shtetet mbahen për të zgjedhur të nominuarit e partive kryesore për zgjedhjet e përgjithshme të radhës. Që nga zgjedhjet e përgjithshme në vitin 1856, partitë kryesore kanë qenë Partia Demokratike themeluar më 1824 dhe Partia Republikane e themeluar më 1854. Prej Luftës Civile, vetëm një kandidat i një partie të tretë—ish-presidenti Theodore Roosevelt, kandidat i Partisë Progresive më 1912—ka fituar deri në 20 për qind të votës popullore.
Brenda kulturës politike amerikane, Partia Republikane konsiderohet e qendrës së djathtë ose “konservatore” dhe Partia Demokratike e qendrës së majtë ose “liberale.” Shtetet e verilindjes dhe Bregut Perëndimor si dhe disa prej shteteve të Liqeneve të Mëdha, të njohura si “shtetet e kaltra,” janë relativisht liberale. “Shtetet e kuqe” të jugut dhe goxha prej Rrafshinave të Mëdha dhe Maleve Shkëmbore janë relativisht konservatore. Obama është presidenti i 44-të amerikan dhe i pari afro-amerikan që mban këtë post. Të gjithë prijësit e mëparshëm ishin vetëm me prejardhje evropiane. Zgjedhjet 2008 gjithashtu sollën forcimin e kontrollit të demokratëve në dy dhomat e Kongresit. Në Kongresin e 111-të të SHBA-ve, Senati përbëhet prej 57 demokratësh, dy të pavarur që mblidhen me demokratët, si dhe 40 republikanë (një ulëse është nën shqyrtim); Shtëpia ka 256 demokratë dhe 178 republikanë.
Përndryshe, SHBA-ja është federata më e vjetër e botës. Janë republikë kushtetuese, ku “sundimi i shumicës zbutet nga të drejtat e pakicës, mbrojtur prej ligjit. Janë fundamentalisht të ndërtuara si demokraci përfaqësuese, ndonëse qytetarët amerikanë që banojnë në territore janë të përjashtuar nga votimet për zyrtarë federalë. Qeveria rregullohet nga sistemi i ndarjes së pushteteve, “shqyrtimit dhe baraspeshimit” (checks and balances), siç përkufizohet nga Kushtetuta e SHBA-ve, që shërben si dokumenti suprem ligjor i vendit. Në sistemin federativ amerikan, qytetarët u nënshtrohen zakonisht tri niveleve të qeverisë, asaj federale, shtetërore dhe vendore; detyrat e qeverisë vendore zakonisht ndahen mes rretheve dhe qeverive bashkiake. Gati në të gjitha rastet, zyrtarët e ekzekutivit dhe legjislativit zgjidhen me të shumtën e votave (vota plurale) të qytetarëve në një zonë. Nuk ka përfaqësim përpjesëtimor në nivelin federal dhe shumë rrallë ndodh të ketë në nivele më të ulëta. Zyrtarët e gjyqësorëve federalë e shtetërorë dhe të kabineteve janë rëndom të emëruar nga dega ekzekutive dhe të aprovuar nga ligjvënësi, megjithëse disa gjykatës dhe zyrtarë shtetërorë zgjidhen me votë popullore.
SHBA është një bashkim federativ i pesëdhjetë shteteve. Trembëdhjetë shtetet nismëtare ishin trashëgimtare të trembëdhjetë kolonive që ngritën krye kundër sundimit britanik. Shumica e shteteve tjera janë thadruar nga trualli i fituar me luftë ose blerje nga qeveria amerikane. Prej rasteve të veçanta janë Vermonti, Teksasi dhe Hawai: secili shtet ishte republikë e pavarur, para se të futeshin në bashkim. Përjashtime tjera përbëjnë shtetet e krijuara nga treva e trembëdhjetëshes fillestare.
(The Economist)