E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç, kundër Serbisë, pro Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se Serbia nuk mund të hyjë në BE vetëm duke njohur shtetin e pavarur të Kosovës. Sipas medieve serbe Jeremiç, është shprehur se katër ministra të jashtëm të vendeve të BE-së kanë deklaruar se Serbia nuk do të bëhet anëtare e BE-së derisa dhe formalisht nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë që është bërë e ditur se Këshilli i ministrave i BE-së në mars të 2012 do të marrë vendimin nëse Serbisë do t`i jepet statusi i kandidatit, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe do të shikohet nëse Serbia po implementon marrëveshjet e arritura me Kosovën gjatë dialogut në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›