Peqin, pranga për armëmbajtje pa leje
Sot në Peqin është arrestuar një person i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Policia bënë të ditur se në pranga përfundoi Seit Menhasa 28 vjeç pasi gjykata e rrethit e kishte dënuar me 2 vjet burg me akuzën për armëmbajtje pa leje.
Sipas policisë gjatë arrestimit 28-vjeçarit iu kap edhe një pistoletë ndërkohë që materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.