E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç zgjidhet në krye të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Duke filluar nga muaji shtator i këtij viti e deri në shtator të vitit të ardhshëm, Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do ta udhëheqë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, i cili në votimin e sotëm fitoi 99 vota, përkundrejt rivalit të tij ambasadorit të Lituanisë, Dalius Chekuolis që mori 85 vota.

Votimi ishte i fshehtë, ndërsa sa i përket pozitës së mëtejshme të integrimit të Kosovës mund të thuhet se kjo nuk i shkon për shtat, pasi Jeremiç në selinë e OKB-së do të ketë mundësi të takohet pothuajse çdo ditë me ambasadorët e vendeve anëtare të OKB-së, si dhe me diplomatë të tjerë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›