Jeremiç: Nuk heqim dorë nga Kosova

Në një prononcim për media, Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga Kosova, e as nga rruga e integrimit në BE. Sipas tij në Ballkanin Perëndimor ka një seri të çështjeve të pazgjidhura dhe se duhet të gjendet mënyra për t'i zgjidhur në ecje ato. Disa çështje të tilla për Serbinë janë delikate dhe të ndërlikuara si për statusin e ardhshëm të krahinës jugore, Kosovës dhe Metohisë ka thënë Jeremiç.