Jessie J në top formë

Përveç që ka prerë flokët, këngëtarja Jessie J ka ndryshuar pamje pothuajse totalisht duke u shëndërruar nga një vazjë e thjeshtë, në një divë të vërtetë.
Së fundmi, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku shfaq trupin seksi e më në formë se kurrë më parë.
“Me kalimin e viteve kam ndërruar dukshëm stilin dhe më nuk jamë ajo vazja e vogël që isha dikur.
Tani kam filluar të rritem dhe këtë po e reflektojë çdo ditë e më shumë”, citohet të ketë thënë Jessie në një intervistë dhënë disa ditë më parë. Sa i përket muzikës, këngëtarja është në përgatitje të albumit të dytë i cili pritet të publikohet së shpejti./Indeksonline/