Jeta e një femre në frontin e luftës (FOTO)
Dekada më parë as që mendohej se femrat mund të ishin pjesë e ushtrive në luftë. Por, tashmë ato janë pjesë e rëndësishme e ushtrive dhe marrin pjesë në operacione të shumta luftarake. Alison Baskerville, një ish-oficer, ka sjellë në foto jetën në frontin e luftës të ushtareve britanike që luftojnë në Afganistan. Ato patrullojnë më këmbë në zona të rrezikshme me kolegët e tyre meshkuj, ndërsa kanë si detyrë edhe krijimin e marrëdhënieve miqësore me gratë afgane. Natyrisht, si gjithë femrat e tjera, kanë marrë me vete edhe tualet, por është e vështirë që ta përdorin, ndërsa kanë edhe mjaft kufizime të tjera.























