E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta pas drogës, burgut e Big Brother

E mbani mend Adrian Pojanën, i njohur si Adi nga Big Brother 2, djalin energjik të ciësuar si adrenalina e shtëpisë së famshme?
Mund të thuhet me plotë gojën se ai i ka provuar të gjitha në jetë, që nga varësia nga droga e deri tek privimi nga liria.

E  shkuara e pakëndshme është një kapitull i mbyllur tashmë, pasi jeta e tij ka marrë krejtësisht një tjetër drejtim.
Djali që në të kaluarën pëlqente “Oasis”, pikturonte portrete vajzash dhe shkruante vargje, sot ka një ditë  të organizuar dhe të ngjeshur.

Çdo mengjes ai bëhet gati, del nga banesa në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, për t’iu drejtuar ambienteve të “Top Medias”, ku punon si gazetar, shkruan TCh. Dy pasionet e Adit tashmë janë radio dhe televizioni, pasi ai punon në emisionin radiofonik “Rikoshet” dhe njëkohësisht si gazetar në emisionin “Fiks Fare”.

Nëse ka një shembull pozitiv që jeta mund të ndryshojë për mirë, paçka situatës, pa dyshim që Adi është një i tillë./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›