E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mposhten Blero, Meda e Afrimi

Tre nga këngëtarët më aktiv të estradës sonë muzikore, Blerim Muharremi – Blero, Mehedin Përgjegjaj – Meda e Afrim Muçiqi, u bënë pjesë e së njejtës ekipë futbollistike.

Bashkë me kolegë të tjerë këngëtarë, ata luajtën kundër  veteranëve të ‘’Prishtinës”, në një ndeshje përkujtimore, ku edhe u mposhtën me rezultat 5 me 3.

Meda  nuk ishte shumë i kënaqur me performanceën e tij, si pasojë e disa ndërhyrjeve kirurgjike.
“Pas lëndimit të këmbës, jam operuar tre herë brenda një viti. Mendoj se me këngë më ecën më mire se me futboll”, ka thenë ai për Klan, për dallim nga Muçiqi, i cili pa modesti ka thenë se është i mire në të dyja, sport dhe muzikë. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›