E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Jetë e humbun", ekspozitë në burgun e Burrelit

"Jetë e humbun". Ka qenë ky titulli i një ekspozite pikture, e celur në një ambjent krej ndryshe nga c`jemi mësuar ta shohim. Një ekspozitë pikture në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit është hapur nga piktori i njohur Gjovalin Paci, duke përcjellë dhimbjen dhe vuajtjen e të dënuarve nga regjimi komunist.

Po ashtu, është prezantuar edhe libri me kujtime, kushtuar intelektualit erudit Ejëll Coba, i cili vuajti shumë vite në burgjet komuniste. Mbi 100 punime të teknikave të ndryshme, vijnë me simbolikë të fortë mes penelatave piktorit, për të përcjellë dhimbjen, vuajtjen e individit, të njerëzve dhe të gjithë shoqërisë në diktaturë.
 

Në këtë veprimtari kulturore morën pjesë kryetarja e Bashkisë Burrel, Adelina Farrici, drejtues të institucioneve në rreth, drejtori i burgut të Burrelit, Demir Çupi, ish të dënuar politikë dhe të dënuarit aktual të cilët vizituan me kureshtje dhe lanë mbresa për ekspozitën e piktorit Paci. Vizitorët pëlqyen krijimet e kësja ekspozite mbi "Jetë e humbun" të intelektualit erudit Ejëll Çoba që u vra në vitin 1967 teksa arratisej nga burgu i sigurisë së lartë Burrel.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›