E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Kroaci, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

Ministri kroat i Shëndetësisë, Rajko Ostojiç deklaroi se të gjithë të mbijetuarit në aksidentin rrugor të autobusit çek janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Ministri Ostajiç ka thënë se shërbimet emergjente kanë bërë gjithçka është e mundur për të minuar pasojat e tragjedisë.

Mediat çeke dhe kroate raportojnë se të paktën tetë persona kanë vdekur teksa një autobus çek ka ndërruar drejtim në një autostradë në Kroaci, të shtunën në mëngjes. Njoftohet për 8 të vdekur dhe mbi 40 të lënduar, ndërsa autobusi ka kaluar pëmes një barriere mbrojtëse, duke dalë nga rruga dhe rrotulluar.

Nga ana tjetër kryeministri çek, Petër Neças, deklaroi se autoritetet ceke do të bëjnë gjithçka për të ndihmuar viktimat dhe familjet e viktimave të aksidentit tragjik.

"Kjo është një tragjedi e madhe dhe unë do të doja të shpreh ngushëllimet e mia për
familjet e viktimave.Autoritetet çeke, kryesisht me ndihmën e Ministrisë së Jashtme, do të bëjnë të pamundurën për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë dhe t`iu sigurojnë atyre
ndihmën e nevojshme, “ tha Neças.
Aksidenti ndodhi rreth 150 kilometra në jugperëndim të Zagrebit. Agjencia çeke e lajmeve, ÇTK thotë se autobusi doli nga rruga malore, pasi që drejtuesin e mjetit e zuri gjumi. Policia po zhvillon hetimet, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spitalin e afërt në Gospiç, ku po marrin dhe mjekimin e duhur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›