E Diel, 1 Nëntor 2026

Jetë në kozmos? Mund të jenë mijëra civilizime inteligjente

Sipas një shkencëtari nga Edinburgu, kozmosi ësh
të i mbushur me civilizime inteligjente, që mund
të numërohen me qindra mijëra. Zbulimi i 330 planetëve
të tjerë jashtë atyre të sistemit tonë diellor, gjatë
viteve të fundit, ka bërë të mundur kristalizimin e mendimit,
se në hapësirë ekzistojnë edhe forma të tjera
jete. Sipas një studimi të fundit, në Galaktikën tonë
ekzistojnë minimalisht 361 civilizime inteligjente dhe
maksimalisht 30 mijë. Në studimin e botuar në revistën
ndërkombëtare të astrobiologjisë thuhet se,
pavarësisht këtyre shifrave, kontakti me botën aliene
mendohet të jetë i vështirë. Studimi bazohet në përllogaritje
dhe supozime për mundësinë e civilizimeve
të tjera që i kanë çuar shkencëtarët në përfundimin
se brenda kushteve të caktuara lindja e jetës është
plotësisht e mundur. Për më tepër që vitet e fundit,
numri i eksoplanetëve, ose planetëve që janë jashtë
sistemit tonë diellor, është shtuar shumë. Sipas shkencëtarëve,
jeta mund të përcillet nga një planet te
tjetri gjatë përplasjes së asteroideve, një teori shumë
popullore kjo edhe për sa i përket shpjegimit të lindjes
së jetës në Tokë. Një mënyrë e tillë përllogaritjeje i ka
çuar shkencëtarët në përfundimin se në kozmos,
edhe jashtë sistemit tonë diellor, e madje edhe Galaktikës
sonë, ekzistojnë 37 964 civilizime inteligjente.
"Edhe nëse ekzistojnë civilizime aliene, nuk është e
thënë që ne të kemi detyrimisht lidhje, apo marrëdhënie
me këto botë. Jeta në planetët e tjerë mund
të jetë e ngjashme me atë në Tokë, ose shumë më e
ndryshme, por ajo çka duhet të fillojmë të besojmë
me të drejtë është se nuk jemi vetëm dhe të vetëm",
kanë bërë të ditur shkencëtarët e studimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›