PS: Ministria e Brendshme të sqarojë emërimet në polici
Deputeti socialist Pirro Lutaj, tha sot gjatë një konference për shtyp nga selia e Partise Socialiste se, “shqetësimi ynë nuk është vetëm krijimi i policisë elektorale, por edhe përkeqësimi i situatës kriminale dhe trafiqeve në Shqipëri.”
TIRANË- Partia Socialiste ka shprehur sot shqetësimin lidhur me emërimet e reja në Policinë e Shtetit duke e cilësuar atë si "Polici Elektorale".
Deputeti socialist Pirro Lutaj, tha sot gjatë një konference për shtyp nga selia e PS se, “shqetësimi ynë nuk është vetëm krijimi i policisë elektorale, por edhe përkeqësimi i situatës kriminale dhe trafiqeve në Shqipëri.”
Sipas tij, “patetizmi i Ministrisë Brendshme që e paraqit Policinë e Shtetit si institucionin më të konsoliduar në vende, zbehet tek shikon anarshinë që ekziston brenda strukturave të saj, për shkak të emërimeve pa kriter, dhe treguesve të punës përgjithësisht në ulje, të ekspozuara prej vetë atyre".
Disa ditë më parë Ministria e Brendshme, përmes një njoftimi për shtyp, theksoi se "për herë të parë sot me ligj, Policia e Shtetit është tërësisht e ndarë dhe e pavarur nga ndikimi i vendimmarrjes politike".
“Për herë të parë sot, Policia e Shtetit ka larguar nga radhët e saj të gjithë ata që bashkëpunonin me trafikantët e armëve dhe drogës, ka larguar të gjithë ata që dekonspironin operacionet e policisë kundër krimit, për shkak të të cilëve gjatë viteve 1997-2005, u vranë në detyrë 180 punonjës të policisë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Brendshme.
(d.b/BalkanWeb)