Jetesa e veshtire ne komunitet

Neper pallate gjen ende familje qe nuk pranojne te shlyejne detyrimet per te mirembajtur ambientin e perbashket ndonese tashme kemi dhe nje ligj per kete qellim i cili ka mbetur ende ne leter.
Ligji per bashkejetesen ne komunitet parashikon ngritjen e asamblese se pallatit e cila perzgjidhet nga vete banoret. Por ne shume pallate kjo asamble nuk eshte perzgjedhur dhe ne keto raste sipas ligjit duhet bashkia apo njesia bashkiake te marre ne administrim pallatin.
Kryetari i bashkise Edi Rama zhvilloi nje takim me qytetare administratore pallatesh dhe krere te njesive bashkiake duke i kerkuar te bashkepunojne per ta vene ne zbatim kete ligj.
Kemi perballe nje mur te larte skepticizmi dhe indiference qe duhet ta kapercejme duke nisur te ndertojme ura bashkepunimi tha Rama.
Bashkia e Tiranes ka nisur nje fushate duke shperndare postera dhe materiale te tjera qe udhezojne qytetaret se si te organizojne jetesen ne komunitet.